VATIKAN - Kisha Katolike ka kritikuar ashpër vendimin nga referendumi i javës së kaluar për miratimin e martesave mes gjinisë së njëjtë në Irlandë, ndërsa sekretari i shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin tha se kjo nuk është vetëm në kundërshtim me vlerat e krishterimit, por edhe humbje për të gjithë njerëzimin.
Parolin ushtron funksionin e dytë më të lartë në Vatikan dhe me reagimin e tij për referendumin e javës së kaluar, ku me 85 % ishte mbështetur miratimi i martesave mes homoseksualëve, ka sqaruar qëndrimin e mëhershëm në lidhje me këtë çështje të kreut të Kishës Katolike.
"Me të vërtet ndjehem i dëshpëruar për shkak të rezultatit të referendumit në Irlandë. Kisha duhet të marrë parasysh këtë realitet dhe të intensifikojë përhapjen e mesazhit të Biblës", u tha Parolin gazetarëve në një pritje në pallatin Cancelleria të Vatikanit.
Duke theksuar rëndësinë e institucionit të familjes dhe nevojën që ajo të mbrohet me të gjitha mjetet, Parolin tha se sulmi ndaj familjes si pjesë e shoqërisë, është i barabartë me sulmin mbi themelet e ndërtesës.
Marrëdhëniet mes Irlandës dhe Vatikanit, që më parë janë në krizë për shkak të skandalit të abuzimit me të mitur, ku ishin përfshirë anëtarë të Kishës Katolike në Irlandë.
Parolin me këtë rast komentoi mbi krizën diplomatike ndërmjet Vatikanit dhe Francës, e cila u shkaktua me skandalin në lidhje me emërimin e supozuar të ambasadorit të ri francez në Vatikan, për të cilin mediat raportonin se ai ishte homoseksual. Mediat thonë se pikërisht këto raporte të mediave ishin arsyeja pse Selia e Shenjtë nuk miratoi kredencialet e ambasadorit, Laurent Stefanini.
"Dhe kjo është tema për të cilën bëhet dialogu. Shpresoj në zgjidhjen pozitive të kësaj çështje", tha Parolin.
Stefanini kohët e fundit është takuar personalisht me Papa Françeskun, por nuk është zgjidhur kriza diplomatike ndërmjet Vatikanit dhe Parisit. Autoritetet franceze thonë se personi më i përshtatshëm për këtë pozitë është Stefanini, për shkak se edhe më parë ka punuar si zyrtarë i zyrës franceze në Vatikan.
Deklarata e fundit e Parolin ka mohuar zërat se kisha mund të ndryshojë qëndrimin e ashpër ndaj çështjes së homoseksualëve, e cila në publik ishte interpretuar pikërisht nga deklaratat e mëparshme të Parolin që, pas kthimit nga një vizitë zyrtare në Brazil, tha, "kush jam unë për të gjykuar homoseksualët".
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com