Vau i Dejës/ Banorët e Malit të Jushit ankohen: Në janar kemi pasur vetëm një ditë ujë se është prishur pompa, s'i bie mend njeri për ne

VAU DEJËS- 200 familje në fshatin Mal i Jushit të Bashkisë Vau i Dejës janë pa ujë të pijshëm prej më shumë se 3 javësh. Shkak është bërë dëmtimi i një pompe përmes të cilës ujësjellësi furnizon këtë fshat. Banorët thonë që pas ankesave të tyre i është thënë që pajisja e dëmtuar do porositet jashtë vendit, por ndërkohë kanë kaluar 3 javë dhe sërish ata vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

"Pompa është prish dhe askujt nuk i bie ndërmend për këtë fshat, thonë se është djeg pompa dhe që pjesa do vijë nga Italia, por sa vonon që të vijë dhe të rregullohet se vret njeri mendjen", tha një banor.

"Në këtë muaj, veç një ditë ka ardhur ujë. S'kemi ujë, ikim në fshat tjetër që të marrim ujë", tha një tjetër banor.

Banorët deklarojnë se janë pagues të rregullt të faturave të ujit ndaj kërkojnë që dikush të përgjigjet dhe të rregullojë defektin që ka lënë pa ujë të pijshëm fshatin Mal i Jushit.

"Në kërkojmë që të na vijë ujë, se ky popull është pa ujë këtu e 3 javë. Nuk është e drejtë kjo, ne taksat i paguajmë çdo muaj, pse uji nuk na vjen, pse nuk interesohen për ujin", tha një banor.

Gjatë këtyre ditëve banorët janë detyruar të mbushin ujë tek një fshat tjetër i cili është disa kilometra larg shtëpive të tyre.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë