Vau i Dejës-Një 36-vjeçar është vendosur në pranga pasi kishte kultivuar 462 bimë narkotike, në mes të një parcele me misër, në fshatin Hajmel. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 50-vjeçar, sepse gjatë kontrollit në magazinën e tij, ngjitur me pronën e 36-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri automatik me municion luftarak.
Në gjendje të lirë do të hetohet kryeplaku i këtij fshati, për shpërdorim detyre.
Lënda narkotike është asgjësuar duke u djegur ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të megaoperacioneve kombëtare të koduara “Territor i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke përdorur dronë për monitorim ajror, kanë konstatuar se në mes të një parcele me misër në fshatin Hajmel, ishin kultivuar 462 bimë kanabisi.
U arrestua në flagrancë të shtetasit Paulin Rroku 36 vjeç, banues në fshatin Hajmel, i cili po kujdesej për bimët narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Hajmel, shtetasin F. K., 69 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
U arrestua në flagrancë edhe shtetasi Mark Ndoj 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, , u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
67.9%
-
Të gabuar
27.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2988
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Del nga rruga me motor dhe bie në një kanal, vdes efektivi i policisë në Shkodër! Shkak dyshohet moti i keq (EMRI)
25 Shtator, 08:39
-
Shkodra, 3 orë nën pushtetin e shiut me erë të fortë! Nën ujë pedonalja e sheshet kryesore (FOTO+VIDEO)
24 Shtator, 18:46
-
Tritoli ndaj banesës në Vaun e Dejës, Pronari verifikon kamerat e sigurisë: Autori Ishte i maskuar, vuri tritolin dhe u largua në këmbë
23 Shtator, 08:28
-
Vau i Dejës/ Shpërthen një lëndë plasëse në portën e banesës të 32 vjeçarit në fshatin Bushat (EMRI)
22 Shtator, 21:31
-
Shkodër/ Asgjësohen rreth 390 bimë kanabis, vihet në pranga 46-vjeçari! I sekuestrohet edhe municion luftarak
22 Shtator, 11:27
-
Pukë, shkrumbohet një banesë në fshatin Mesul, familja me 5 anëtarë mbetet në qiell të hapur
21 Shtator, 15:25
-
Ndryshime politike te socialistët në Shkodër, Spiropali ia dorëzon drejtimin kryebashkiakut Benet Beci: Do marrim rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 2025
21 Shtator, 12:39
-
Vllaznia shet lojtarin e Kombëtares në Arabi, 200 mijë euro në arkat e shkodranëve
20 Shtator, 09:15
-
Shkodër/ Shpërthim me tritol në Postribë, lënda plasëse u vendos në derën e banesës! Prej vitesh e braktisur
20 Shtator, 07:06
-
Vihet në hetim Tan Brahimi, ish-banori i Big Brother, mbante në banesë hutën e mbrojtur me ligj
19 Shtator, 14:21
-
FOTOT/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Muhamet Hasmuja’ në Malësi të Madhe
19 Shtator, 08:53
-
Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, Gjykata lë në burg autorin: Qëllova për vetëmbrojtje, më ka ruajtur Zoti
18 Shtator, 11:36