Rregullat dhe jeta mbretërore qenka me të vërtetë e vështirë për Meghan Markle. Pavarësisht se tashmë kanë kaluar muaj të tërë që nga martesa e saj me Princin Harry, ish-aktorja mesa duket ende nuk është mësuar.
Dukesha e Sussex së fundmi ka pasur mundësinë që të udhëtojë në trenin mbretëror me Mbretëreshën rreth 165 km, një udhëtim që s’ka pasur mundësi ta bëjnë as Princ Harry dhe William dhe as Kate.
Por gjatë këtij udhëtimi Meghan dhe Mbretëresha përjetuan një moment shumë të sikletshëm që u pa nga e gjithë bota. Kur ato zbritën nga treni ju drejtuan makinës, por Meghan mesa duket ende nuk i di mirë rregullat dhe në momentin që i është dashur të hipi në makinë nuk ka ditur sesi të veprojë. Ajo është vendosur në siklet pasi nuk dinte nëse duhet të hipte ajo apo Mbretëresha e para në makinë.
“Cila është preference jote?”- e pyet Meghan Markle Mbretëreshën Elizabeth II.
“Vazhdo, ti e para,”- iu përgjigj 92vjecarja.
“Oh, mirë,”- tha Meghan e cila u ndje shumë më e lehtësuar.