Prestigjiozja britanike Dali Mail ka bërë të ditur se Princ Harry ka arritur një marrëveshje fitimprurëse për të botuar katër libra,me të dytin që do të botohet vetëm pasi Mbretëresha të ndahet nga jeta.
Një lajm i tillë me siguri do të alarmojë Pallatin Buckingham,pasi deklaratat e Harryt në fillim të kësaj jave duket të jenë vetëm 'maja e ajsbergut'.
Duka i Sussex , do të shkruajë katër librat biografikë për vlerën e 29 milion £. Në bazë të marrëveshjes parashikohet që libri i parë të botohet pas festimit të Jubileut platin të Mbretëreshës, e vetmja monarkë me 70 vite në shërbim dhe me librin e dytë që do të botohet deri pas vdekjes së saj.
Edhe bashkëshortja e Harry-t, Meghan do të shkruajë një udhëzues 'Wellness' si pjesë e kontratës me Penguin Random House. Subjekti dhe autori i librit të katërt është i panjohur.
Familja Mbretërore është thellësisht e shqetësuar nga vendimi i Harrit për të botuar eksperiencat e tij si pjesë e familjes mbretërore, aventurat, humbjet dhe mësimet që kanë ndikuar në formësimin e tij. Pasi sipas tyre çdo gjë është shumë subjektive, një rrëfim jashtëzakonisht i njëanshëm i përvojave të princit dhe i ringjalljes së tensioneve familjen mbretërore.
Mbretëresha dhe familja mbretërore po merren ende me pasojat e rrëfimeve të tij veçanërisht me Oprah Winfrey. Princi ka bërë një varg akuzash për të afërmit e tij më të ngushtë, duke përfshirë pretendime për racizëm institucional.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.5%
-
Jo
13.2%
-
Akoma
6.3%
Vota total: 349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I Dërguari i Trump: Putin është një lider super inteligjent! Ukraina, një shtet i rremë
23 Mars, 14:54
-
Rihapet aeroporti Heathrow në Londër, nisin hetimet për zjarrin në nënstacionin elektrik
22 Mars, 14:12
-
Mbretëria e Bashkuar i dhuron policisë së shtetit pajisje imazherike për detektimin e shpejtë të drogës e armëve në kufi
9 Mars, 14:33
-
Britania e Madhe distancohet nga propozimi i Macron-it për armëpushim në Ukrainë
3 Mars, 13:25
-
Bie Whatsapp, mijëra përdorues raportojnë probleme
28 Shkurt, 21:22
-
Babai i Meghan Markle kërkon paqe dhe pse është mërzitur me të
6 Janar, 16:35
-
Një amvisë si Meghan Markle! Dukesha e Sussex rikthehet me një serial krejt të veçantë
3 Janar, 16:42
-
Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, e qëlloi 13 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar
7 Dhjetor 2024, 19:13
-
Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
5 Dhjetor 2024, 20:53
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor 2024, 17:04
-
Lufta/ Media: Ukraina ka lëshuar kundër Rusisë raketat britanike me rreze të gjatë veprimi ‘Storm Shadow'
20 Nëntor 2024, 16:20
-
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, 'The Sun': Trump po shikon skemën e Ruandës që u hartua nga qeveria e kaluar britanike
17 Nëntor 2024, 08:35
Ja qe sqenka gje dhe mbreteria, shit familjen per leke kur ne kohe te komunizmit se shisnin as per koken.
Përgjigju