Humbja në kampionat përballë ekipit të Betisit duke se ka përçarë Madridin përsa i përket zgjedhjes për trajnerin Jose Murinjo.
Përplasjet, përvecse brenda ekipit 9 herë kampion të Ligës së Kampioneve, janë edhe në shkallët e stadiumit. Një fakt i tillë doli në pah në ndeshjen për Kupën e Mbretit që Reali zhvilloi me Alarkonin, të cilën e fitoi.
Por ajo që ra më shumë në sy ishte prania e vogël e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe brohotitjet pro dhe kundër trajnerit Portugez Jose Murinjo, i cili i ka kaluar me një buzëqeshje ironike duke mos i komentuar gjatë.
Ndërsa ndihmësi i tij Karanka në fund të ndeshjes e ka pranuar faktin se jo të gjithë e duan Murinjon në Madrid, duke u shprehur se në cdo vend ka tifozë që kanë mendime të kundërta me trajnerin.
Por e rëndësishme sipas Karankës është që Murinjo dhe stafi drejtues kanë besimin e presidentit Florentino Perez për të drejtuar ekipin e Realit të Madridit.
Ndërkohë që Murinjo gjatë një interviste për një media portugeze ka shprehur edhe njëherë dashurinë e tij për Interin duke lënë të hapur kalimin.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com