Vazhdojnë luftimet në Donjeck

Vazhdojnë luftimet në Donjeck

Separatistët e mbështetur nga Moska kanë pretenduar se kanë marrë kontrollin e termocentralit të dytë më të madh me thëngjill në Ukrainë, i cili gjendet në rajonin lindor Donjeck. Ky njoftim u bë pasi Rusia ka shënjestruar rajonet Odesa dhe Mikollaiv me sulme ajrore më 26 korrik, duke goditur ndërtesa private dhe infrastrukturë tjetër. Ndonëse në disa fotografi të mediave separatiste ruse, është thënë se shihen mercenarët e grupit privat ushtarak Vagner para termocentralit, ky pretendim rus nuk është vërtetuar në mënyrë të pavarur.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk e ka përmendur termocentralin në raportin e saj ditor, mirëpo ka thënë se ka pasur luftime të ashpra në një fshat afër tij. Sipas Shtabit, trupat ukrainase kanë parandaluar luftimet përgjatë vijës së frontit në rajonet Donjeck dhe Harkiv më 26 korrik. Disa orë pas sulmeve, Kirill Stremousov, zëvendëskryetar i administratës ushtarako-civile për Hersonin, ka thënë se rajonet Odesa dhe Mikollaiv do të “çlirohen” nga forcat ruse.

Ushtria ukrainase, në anën tjetër, ka thënë se ka rrëzuar një dron rus dhe është duke tentuar të sulmojë një stacion radari në rajonin Mikollaiv. Si pasojë e bombardimeve ruse në 24 orët e fundit janë vrarë të paktën tre civilë dhe janë plagosur tetë të tjerë, ka thënë zyra e presidentit ukrainas më 26 korrik.

Sipas saj, bombardimet kanë vazhduar në gjithë vijën e frontit në rajonin Donjeck, pasi forcat ruse kanë shënjestruar qytetin Bakmut dhe qytete tjera. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë se Ukraina ka pranuar disa lansuese raketash dhe disa obusë nga Gjermania. Ajo i ka bërë këto deklarata një ditë pasi Ukraina ka pranuar tanket gjermane për mbrojtje ajrore./REL

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Blinken kërkon takim me Lavrov, për herë të parë që prej nisjes së luftës! Zelensky: Moska përdor gaz për të terrorizuar Evropën


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA /  Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC