PRISHTINË - Protestat për shkarkimin e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviq kanë vazhduar edhe sot para Ministrisë që ai drejton.

Madje sot në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, pati edhe përleshje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës, ku u lënduan disa persona dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan.

22 persona po mbahen në stacionin policor. Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se sipas urdhrit të prokurorit të paktën 6 prej tyre do të ndalen për 48 orë, ndërsa të tjerët pritet të lirohen.

Të njëjtat burime njoftojnë se nga aksioni i sotëm, 7 policë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre në gjendje të rëndë. Për lëndimet e policëve e konfirmon edhe zyra për informim e këtij institucioni./ATSH/