Vazhdojnë të rriten shifrat e Covid në Itali, regjistrohen 1462 raste të reja infeksioni dhe 9 viktima në 24 orët e fundit

Vazhdojnë të rriten shifrat e Covid në Itali, regjistrohen 1462 raste të reja infeksioni dhe 9 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi (dje ishin 5), për një total prej 35 472 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1462 raste të reja pozitiv (dje ishin 1411), për një total prej 264 111 të prekurish nga Covid. 

Në vend sot pati edhe 348 pacientë të shëruar,(dje ishin 225) për një total prej 206 902.

Shumica e rasteve asimptomatikë! 29 vjeç mosha mesatare e të prekurve

Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali ka raportuar se numri i të prekurve të rinj është i krahasueshëm me rastet e të prekurve me Covid në muajin qershor dhe se një e treta janë simptomatikë.

Gjithashtu sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë italiane, mosha mesatare e rasteve është 29 vjeç (61vjeç kanë qenë në fillim të epidemisë).

Qarkullimi i koronavirusit, thuhet në raport, "ndodh me frekuencë më të madhe në grupmoshat e reja, në kontekstin e rihapjes së aktiviteteve dhe heqjes së masave të bllokimit.

Shumica e rasteve të infeksionit Sars Cov-2 në Itali kanë rënë në kontakt me virusin brenda territorit kombëtar kurse 20.8% e rasteve të reja janë të importuara.


Lajmi kryesor:

Covid/ Italia regjistron 1462 raste të reja! 24.5 milionë të infektuar në botë! Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja