Situata alarmante e zjarreve në zonën e Delvinës dhe Finiqit vijon prej 5 ditësh. Gjatë ditës së djeshme në fshatin Kardhikaq janë djegur 2 shtëpi dhe disa godina pa funksion, të cilat kanë qenë që në kohën e kooperativave.
Aktualisht aktive janë disa vatra në shpatin e malit Sopot,ku zjarrfikësit shprehen se për shkak të terrenit po i luftojnë me pompa krahu, pasi nuk mund të depërtojnë në zonë.
Kujtojmë që situata në jug ka qenë alarmante këto ditë. Kjo ka bërë që pala shqiptare dje i kërkoi ndihmë Greqisë, e cila u përgjigj pozitivisht, ndërsa pritet mbërritja e forcave greke dhe mjeteve të tyre për të ndihmuar Shqipërinë për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu edhe në Tropojë është krijuar një situatë emergjente, ku zjarret po djegin qindra hektarë pyje , Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe po rrezikohen dhe banesat e disa fshatrave në komunat Tropojë dhe Bytyç. Sipas banorëve ata do të vetë evakuohen pasi flakët po afrohen drejt banesave.
Fshatrat e rrezikuara janë Lugu i Tropojes ,Zherkë, Pac dhe zonat për rreth tyre. Janë lajmeruar organet përkatëse si Bashkia dhe policia pyjore, por nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e zjarreve që kanë përfshirë zonën. Sipas gazetarit të Report TV të ndodhur në Tropojë, me kalimin e orëve pritet dhe evakuimi i vetë banorëve të këtyre zonave ,pasi është i pamundur qëndrimi në një ambjent te tillë.

/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 12009
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flakët shkrumbojnë 6 kazanë plehrash në dy vendgrumbullime në Elbasan! Hetime nëse janë zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
4 Shkurt, 20:10
-
Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit, shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet (VIDEO)
3 Shkurt, 19:44
-
Kukës/ Bombola e gazit shkrumbon apartamentin në katin e pestë, shpëtojnë 3 familjarët! Po gatuanin, dëme të shumta materiale (VIDEO)
27 Janar, 12:02
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
E rëndë në Tiranë, zjarri shkrumbon banesën, vdes i moshuari! 75-vjeçari i sëmurë, jetonte në mjerim i vetëm dhe mblidhte kanaçe (EMRI)
19 Janar, 21:51
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon magazinën, ikën dëm edhe 1 ton raki, shkak dyshohet shkëndija elektrike
13 Janar, 13:10
-
Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, 22 familje pa drita, po punohet për rikthimin e energjisë (VIDEO)
8 Janar, 18:03
-
Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te banesa e një të moshuari! Digjen dy shtëpi, shpëtohet e treta (VIDEO)
4 Janar, 22:15
-
Gjirokastër/ Zjarri përfshin banesën në lagjen 'Palorto', shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh
4 Janar, 20:51
-
VIDEO/ Momenti kur treni përplas zjarrfikësen në SHBA, 15 të lënduar
29 Dhjetor 2024, 16:06
-
Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes! Hetime dhe për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 16:23