Në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, e cila organizohet nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe, te shtatorja e Komandantit Zahir Pajaziti, në Prishtinë në orën 9:30, për të vazhduar homazhet te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prekaz, te shtatorja e Komandantit Mujë Krasniqi, në Klinë dhe në orën 12:30, shkon në Gllogjan për të nderuar dëshmorët e kombit.
Edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! e kryesuar nga Albin Kurti dhe bashkëluftetari i Adem Jasharit, Rexhep Selimi do ta vizitojnë familjen Jashari.
Nderime të dëshmorëve sipas traditës kanë paralajmëruar edhe subjektet politike dhe organizata të ndryshme të shoqërisë.
Ndërsa, në orën 18.00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, do të mbahet Akademia Përkujtimore, kushtuar Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Gjithashtu do ketë edhe një program artistik, përcjellë nga Filarmonia e Kosovës.
/rg/shqiptarja.com/
