Grupi i ekspertëve të monitorimit të projektit "Museumculture" ka realizuar së fundmi disa vizita njohese në Muzeun Ikonografik Onufri dhe Muzeun Etnografik në qytetin e Beratit .
Sipas Qëndrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat vizitat jane realizuar nga përfaqësuesit e siteve të përfshira në këtë projekt si Sllovenia, Kroacia, Mali-Zi, Shqipëria, dhe Italia, si pjesë e Programit "IPA Adriatica",
Grupi i ekspertëve të monitorimit nga programi Museumcultur
Pas vizitës në të dy muzeumet kombetare dhe njohjen me vlerat e tyre, ekspertëve të monitorimit ju bë e njohur nga drejtori i QKMB-së Agron Polovina puna e deritanishme ne implementimin e projektit "Museumculture",dhe realizimi hap pas hapi i gjithë fazave të këtij projekti ambicioz.
QKMB si pjesë e këtij projekti u ka prezantuar konkretisht grupit të ekspertëve punën që po zhvillohet në realizimin e paketës promocionale të plotë, Web-it të QKMB-së me sistemin QR kod, realizimit konceptual të ekspozitës së lëvizëshme (Muzeu Lëvizës), koncepti i përfunduar i katalogut për të dy muzeumet, dhe ide-projekti për ridizenjimin e Muzeut Ikonografik Onufri dhe Muzeut Etnografik.
Ekspertëve të monitorimit ju bë e njohur edhe puna promovuese në shkollat e qytetit të Beratit, punë kjo e cila realizohet nga specialistët e QKMB-së.
Sakaq, në fund të monitorimit të muzeumeve dhe pas njohjes me realizimin përfundimtar nga të gjithë partnerët të Projektit "Museumculture", ekspertët pritet që të plotësojnë edhe pyetësorin e "Format vlerësimi për udhëtimin e testimit"./ATSH/
/Shqiptarja.com