Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga puna e ndërtimit dhe rindërtimin të spitaleve të reja nga veriu në jug.
Videoja nis me pamje nga punimet e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, më pas nga Materniteti i ri i Beratit, spitali i Kukësit dhe në fund shfaqen punimet dhe imazhet nga projekti për Maternitetin Mbretëreshë Geraldinë në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se puna vazhdon pa u ndalur për ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug.
“Puna vazhdon, s’ka kohë për pushim”, shkruhet në fund të videos së publikuar nga kryeministri.