/ ATSH / - Fillimi i vitit 2015 e gjeti Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, në vazhdim të pyllëzimit të vijës bregdetare të krijuar nga tërheqja e detit në këtë zonë. Ardian Koçi drejtor i këtij shërbimi thotë se kjo nismë do të vazhdojë.
Blerja e fidanave të rinj është realizuar me fondet që janë mbledhë nga donatorë të ndryshëm vendas.
"U mblodhën gjithësej 120 000 lekë të reja me të cilat u blenë 4000 fidanë pishe me çmim 30 lek copa. Janë akoma në gjendje dhe 6000 lekë për të vazhduar mbledhjen e fondeve të tjera për të vazhduar projektin. Fidanishtja ka akoma në gjendje dhe 3000 fidanë te tjerë, mendojmë ta vazhdojmë aksionin duke i blerë edhe këto. Nga sasia e 4000 fidaneve kemi akoma edhe 400-500 pa u mbjellë", bënë transparencën e fondeve të mbledhura dhe synimin për ta vazhduar projektin Ardian Koçi.
Ai shton se çdo ditë në vijën bregdetare do të shikosh nxënës shkollash, qytetarë të thjeshtë, pensionistë duke mbjellë fidanin e tij.
/Shqiptarja.com