Pas portierit të Palermos, Samir Ujkani, mbrojtësi i Helsingborgut, Loret Sadiku është futbollisti i dytë nga Kosova që largohet nga kombëtarja shqiptare, duke vendosur të bashkohet me kombëtaren më të re në botë.

Sipas mediave kosovare, mbrojtësi ka vendosur të mos vesh fanellën e kombëtares së Shqipërisë dhe të kthehet te përfaqësuesja e Kosovës.

Burime për sporti1 deklarojnë se "Loreti i ka dërguar një letër Federatës shqiptare të futbollit duke e informuar atë se më 5 mars do të jetë në Kosovë për ndeshjen me Haitin".

Rrjedhja nga kuqezinjtë në drejtim të Kosovës vazhdon me ritme të shpejta dhe nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të ketë të tjera surpriza, pa përjashtuar këtu edhe futbollistë që kanë qenë kyç për Shqipërinë në edicionet e fundit.


d.b/shqiptarja.com