“Veëm të mbytem vetë, e kam nxjerr mamin tim në krahë” – iu drejtua një banor Xhafajt.
“Asnjë të mos mbytet” - tha ministri.
“Me gjithë respektin, ti si politikan karriere nuk do na zgjidhësh gjë. Ku ti gjejmë lekët, kë të vjedhim, ku të mbytmie, e ketarëta herë që shtëpia ime mbytet në Gjokaj” – tha dikush tjetër.
“Kam folur me bashkinë vit për vit dhe asgjë, cdo vit duhet të ndërroj miobiljet dhe çdo gjë në shtëpi, desh jam përmbytur mbrëmë, tek shtëpia ime nuk ka qenë ansjë deri në ora 2” – tha një i ri Xhafës i cili u përlot.
Ministri, në këtë pikë i dha numrin e tij personal të cilin banori e shënoi.
“Të vijnë tatimet” -tha dikush tjetër.
“Tani di do?” – tha ministri.
“Me një këmbë të vijnë, se ata duan 20 përqindëshin, kurse mua më është përmbytur malli. Herën e fundit që më ndodhi nuk erdhën. Nëse nuk hapet përroi, nga Lubjana deri te derdhja e Limuthit nuk ka zgjidhje.”
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO











