Mbi 40 diplomatë amerikanë dhe anëtarë të personelit vendas, përfshi Ambasadorin Donald Lu, kënduan këngën klasike të festave Jingle Bells së bashku me muzikantët e njohur shqiptarë Lindi Islami dhe Venera Lumani.
Diplomati Donald Lu është shfaqur mjaft sportiv, i veshur me kapuç, dorashka dhe shall ku këndon këngën klasike të festave së bashku me stafin në oborrin e ambasadës.
Videoja demonstron përpjekjet e fundit të Ambasadës së SHBA për t’u lidhur me publikun shqiptar nëpërmjet medias sociale. Një video e postuar vitin e kaluar ku personeli i ambasadës këndonte “Ja na Erdhi Viti i Ri” arriti më shumë se 600,000 shikime në faqen e Ambasadës në rrjetin Facebook.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO











