Me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit një kompani telefonike arabe ka realizuar një spot publicitar kundër terrorizmit , vetëvrasjes dhe dhunës.

Në spotin publicitar paraqiten viktimat , familjet e tyre, të plagosurit e sulmeve terroriste të cilët i drejtohen kamikazit gati për të shpërthyer që ajo cka po bën nuk është dëshirë e Zotit.

“Bombardojmë” dhunën me mëshirë, “bombardojmë” urrejtjen me dashuri, “bombardojmë” aktet e tyre të dhunshme me dashuri, “bombardojmë” ekstremizmin për të jetë më të mirë , është një pjesë e tekstit të kësaj kënge e cila brenda pak orësh bëri xhiron e botës.

Videoja numëron mbi 2 milion klikime në Youtube.

(J.Z/Shqiptarja.com)