Dy personat që udhëtonin në furgon dolën nga automjeti dhe qëndruan mbi çatinë e tij, deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës të cilët iu erdhën në ndihmë përmes helikopterit të FA dhe një gomonie. Në videon e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv dëgjohet gruaja e cila bën thirrje për ndihmë. "Lajmëroni o çuna" ishte thirrja e saj drejtuar banorëve të cilët ndodheshin në breg.
Ndërsa disa çaste më pas atyre iu vjen në ndihmë helikopteri i FA, siç duket edhe nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, por përmes helikopterit misioni ishte i pamundur për shkak të trysnisë së ajrit dhe u desh ndërhyrja e gomones.
Furgoni me të cilin udhëtonin burrë e grua ndodhej plotësisht i mbuluar nga uji. Menjëherë pas dhënies së alarmit nga banorë të zonës përreth, Ministria e Mbrojtjes dërgoi menjëherë në drejtim të Vlorës një helikopter të Forcave të Armatosura, të cilit iu bashkua edhe një gomone, duke realizuar me sukses kështu evakuimin e çiftit nga Vlora. Pas shpëtimit janë dërguar në Tiranë për ndihmë.
[gallery]25489[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










