Në orët e para të mëngjesit të sotëm ujërat e lumit Vjosë kanë dalë nga shtrati duke u përhapur në tokat e fshatit Çerven, ndërsa vijon vërshimi.  Si pasojë rruga e vjetër është e mbuluar me rreth një metër ujë në segmentin “Kthesa e Qarrit”-“Ura e Mifolit”.

Në këtë segment është bllokuar edhe një mjet i shërbimit të patrullës së përgjithshme me tre punonjës policie. Pas ndërhyrjes së mjeteve të Forcave të Armatosura tre policët që rrezikuan jetën janë shpëtuar. 

policet

dy.b/shqiptarja.com