VD/Debati/Rama: Askush s'na jep
dot leksione,artistët: S'je mbret! 

VD/Debati/Rama: Askush s'na jep<br />dot leksione,artistët: S'je mbret! <br>
Artistët e kanë cilësuar arrogante përgjigjen e kryeministrit Edi Rama lidhur me debatin për ndërtesën e Teatrit Kombëtar.

Ish-drejtori i Teatrit Eksperimental, regjisori Kastriot Çipi, deklaroi se Rama nuk është mbret dhe se kjo është një çështje shumë e rëndësishme.

“Reagimi i Ramës shumë arrogantë, nuk pranojmë këshilla nga askush, ai nuk është mbret. Duhet që këto gjëra të negociohen. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme”, tha Çipi gjatë takimit me avokatin. 

Kryeministri Edi Rama u përfshi në debatin e artistëve me ministren e Kulturës, teksa i kthente përgjigje një komentuesi në faqen e tij në 'Facebook', ku i fundit e pyeste nëse i kishte dëgjuar Ndrenikën dhe Asqeriun. Rama shkruante se nuk i ka dëgjuar dhe se debati është pa asnjë vlerë, duke shtuar se askush nuk jepte dot leksione.

"Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzete, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojne? Aspak. Por ama leksione te asnje lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!", shkruante Rama.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut