Ferrari më i pazakontë i prodhuar ndonjëherë, i quajtur “Uovo”, që në italisht do të thotë “Vezë”, do të dalë në ankand.
Ekspertët parashikojnë se çmimi i tij mund të kalojë shifrën 10 milionë dollarë.
Çmimi i këtij Ferrari është vlerësuar të jetë 5 deri 7 mln dollarë, por parashikohet se të interesuarit do të ofrojnë më shumë se vlerën e tij.
Modeli 166/mm212 Export Uovo, të cilin e ka porositur ndërmarrësi italian dhe shoferi i njohur i veturave për gara, Konti Giannino Marzotto, në vitin 1951, do të shitet përmes shtëpisë së ankandit Sotheby’s, Kaliforni, më 18 gusht.
Dizajnin e Ferrarit “Vezë” e ka krijuar skulptori italian Franco Reggiani në bazë të idesë së Marzottos, i cili ka dashur një veturë “futuristike” por për gara.
/Shqiptarja.com

FOTO
i vitit 1951 me vlerë 5-7 mln euro">