VD/Durrës, kapen dy vëllezër me
arsenal armësh e sirena policie

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi janë autor të dyshuar të disa vjedhjeve në Durrës dhe Shijak.

Në pranga kanë ranë Hamid Bala 28 vjeç dhe vëllai i tij i mitur E.Bala 16 vjeç. Operacioni i Policisë Durrës i koduar “Rakordimi” ka zbuluar se dy vëllezërit dyshohet se kanë grabitur një magazinë dhe një Servis në Shijak dhe Durrës, duke marrë para, sende materiale dhe telefona celularë.

Policia bën me dije se në banesa e dy Hamid Balës dhe vëllait të tij është gjetur edhe një pistoletë, 2 armë gjahu, pushkë sportive dhe 169 fishekë. Për të kryer grabitjet vëllezërit kishin instaluar në makinën e tyre edhe një sirena policie.

Dy të rinjtë rezultojnë emra të njohur për policinë pasi, që të dy vëllezërit, kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale, kryesisht Hamid Bala, i cili rezulton i dënuar për " Plagosja", "Armëbajtje pa leje"dhe "Vjedhje të energjisë elektrike".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale“Vjedhja" në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve”parashikuar.

[gallery]24944[/gallery]

Njoftimi i plotë i policisë:

 Durrës.

Operacion policor I koduar" Rakordimi".

Operacioni nga Komisariati I Policisë Durrës dhe Shijak.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve.

Sekuestrohen armë, municione luftarake, një automjet, fenelina policie dhe karta telefoni të kompanive të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune intensive dhe të mirëorganzuar kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar
"Rakordimi" duke vënë në pranga dy shtetas, si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Hamid Bala 28 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më parë për veprat penale" Plagosja", "Armëbajtje pa leje"dhe "Vjedhje të energjisë elektrike".

• E. B. 16 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më pare.

Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar rme prova shkencore dhe procedurale se shtetasit e mësipërm (vëllezër) janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z. , vjedhjes së servisit së shtetasit M.N. ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B.

Në momentin e kapjes së shtetasve të mësipërm si edhe gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1 armë zjarri pistoletë tip “Ecol" , kal. 7.65 mm, së bashku me një kreher me 9 fishekë;

• 1 armë gjahu tipi Shutgan ku brenda folesë së saj gjendeshin 4 fishekë;

• 1 armë gjahu me grykë e cila kishte të stampuar PBERETTA;

• 1 pushkë sportive;

• 1 dorezë arme gjahu shutgan;

• 169 fishekë kal.7.62 mm mod 56;

• 1 automjet tip Benz CLK 230 kompresor së bashku me dokumentacionin dhe të instaluara një palë fenelina policie;

• 6 palë targa;

• sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E.Z. dhe M.N.

• 1 palë dylbi;

• 3 telefona Smartphone;

• 11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare;

• 1 kamer e markës JVC COMPACT VHC;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale“Vjedhja" në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve”parashikuar në nenet 134, 25 , 278/2, 280 dhe 247 të Kodit Penal.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista