TIRANË-Një 80-vjeçar ka tentuar të mbytet në Liqenin Artificial të Tiranës, por ndërhyrja e shpejtë e policisë i ka shpëtuar jetën.
 
Qytetarët përmes një telefonate kanë njoftuar Policinë se një i moshuar është futur në ujë dhe se po tenton të mbytet.
 
Shërbimet e Skuadrës Shqiponjat duke përdorur mjete rrethanore kanë hyrë në ujë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarit nga Liqeni.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com