VD/ Polici:Për xhama të errësuar 
në komision.Shoferi:I di mo vëlla

Një drejtues mjeti është dërguar në Komisionin e Qarkullimit Rrugor pasi lëvizte me xhama të errësuar ndërsa kur u ndalua nga efektivët e policisë refuzoi të firmosë.
 
Është kjo një nga 5201 shkeljet që policia ka ndëshkuar për 72 orë në të gjithë vendin.
 
Polici: “Arsyeja e ndalimit xhamat e errësuar. Për xhamat e errësuar do kalosh në Komision te Qarkullimi Rrugor brenda 10 ditëve.”
 
Shoferi: “I di mo vëlla, i di.”

Polici: “Të lutem po deshe emër, mbiemër, firmë dhe nëse ke ndonjë pretendim shënoje këtu të lutem.”

Shoferi: “Jo nuk e firmos e refuzoj.”
 
Policia rrugore në 72 orët e fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5201 raste në të gjithë vendin.
 
Nga këto: 481 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 716 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 787 për parakalim të gabuar, 75 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 327 për shpejtësi tej normave të lejuara.
 
Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.
 
Janë pezulluar 169 Leje Drejtimi, nga këto: 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 128 për shpejtësi tej normave të lejuara, 21 për mosrespektim semafori dhe të ndryshme.
 
Po gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 20 drejtues mjetesh nga këta: 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti