VD/Qytetari: Kryeministër pse na
prishe shtëpitë? Rama e sqaron

Kryeministri Rama inspektoi mbrëmjen e sotme në Fier shembjen e ndërtesa që janë bërë në qytet në kuadër të projektit të ri për qendrën. Rama ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku Subashi dhe drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici. Gjatë inspektimit, një qytetar i është drejtuar kryeministrit me fjalët “Keni Perëndi apo s’keni. Pse na prishët shtëpitë?”. Rama ka ndaluar duke e thirrur dhe sqaruar qytetarin në një bisedë të shkurtër për banesën e tij pranë lumit Gjanica që do të prishet. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur Rama bisedon me qytetarin në Fier.

Nexhip Këmbora në një prononcim për mediat tregon se cfarë i ka thënë kryeministri. “Më tha nëse ke dokumente do të japim lekët, nëse nuk ke do i prishim.  Kam një ndërtim te Gjanica me leje, por hipoteka ka heq dokumentet dhe më nxjerrin pa leje. Mirë që më priti tani se i kam dërguar 100 telegrame” tha ai. Në Fier janë shembur 40 objekte. Pjesa më e madhe e objekteve ishin në qendër të qytetit, ndërsa pjesa tjetër në dy anët e lumit Gjanica.

Faza e parë e këtij projekti nisi me lirimin e hapësirave për zbatimin e projektit të qendrës së Fierit. Faza e dytë e projektit konsiston në sistemimin dhe rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica, pasi pjesa më e madhe e ndërtimeve janë bërë në brendësi të shtratit te lumit duke sjellë edhe përmbytje thuajse cdo vit. Ndërsa faza e tretë dhe përfundimtare do të  jetë krijimi i një hapësire të gjelbëruar përgjatë të gjithë shtratit të lumit Gjanica. Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi fondin financiar prej 4 miliardë  lekësh  për të kompensuar  të gjitha  objektet pranë lumit Gjanica.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi