VD/ Refuzoi të kërcente me një të
dehur, vritet kërcimtarja shtatzënë

VD/ Refuzoi të kërcente me një të<br />dehur, vritet kërcimtarja shtatzënë
Një kërcimtare është qëlluar me armë gjatë një dasme në Indi duke gjetur vdekjen.

Sipas “dailymail” kërcimtarja 25 vjeçare Kulvinder Kaur, e cila ishte pjesë e trupës së kërcimit dhe ishte në muajin e dytë të shtatzanisë, është qëlluar me armë pasi ka refuzuar të kërcejë me një prej të ftuarve.

Rajinder Singh, bashkëshorti i kërcimtares është shprehur se vrasësi ishte një mik i afërt i dhëndrit.

Rajinder tregon se personi që qëlloi me armë bashkëshorten e tij ishte i dehur dhe u nevrikos kur i thanë që nuk mund të hipte në skenë për të kërcyer me kërcimtaren dhe trupën e saj.

Në deklaratën e policisë lokale tregohet se 3 persona të tjerë janë nën hetim për këtë ngjarje përveç personit që ka qëlluar mbi kërcimtaren.

Ky i fundit vazhdon të jetë në kërkim pasi është larguar nga vendi i krimit. Gjithashtu është bërë e ditur se arma me të cilin është kryer vrasja i përkiste Sanjay Goyal, i biri  i një politikani të rëndësishëm lokal.

Për këtë çështjë ka reaguar edhe drejtuesja e “Komisionit Kombëtar të Gruas” në Indi, Laitha Kumaramanglang.
“Askush nga personat që ndodheshin në dasëm nuk është i gatshëm të flasë për ngjarjen, por askush nuk mund të shpëtojë pa u dënuar kur kryen një vrasje”, është shprehur ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar