TIRANE - Jo vetëm muzika, motorët, por edhe tatuazhet. Këto ishin disa nga pasionet më të mëdha të fituesit të ‘X Factor’-it Ergi Dini, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident me motor, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në një intervistë të dhënë një vit më parë në ‘MAD TV’, veç të tjerash Ergi ka treguar kuptimin e tatuazheve që ka në trup. Tatuazhi që binte më së shumti në sy ishte kafka në parakrah, që sipas këngëtarit do të thotë se "çdo njeri e ka në dorë jetën dhe vdekjen".

ergi dini

Mbrëmjen e djeshme Ergi Dini dhe shoku i tij Kejdi Halili u rrëzuan nga motori në afërsi të urës së Bllokut, dhe për pasojë humbën jetën në spital.