VD/Të vishesh si djalë për të qenë e
lirë, vendi më i keq të lindësh vajzë

VD/Të vishesh si djalë për të qenë e<br />lirë, vendi më i keq të lindësh vajzë
“Edhe pse jam vajzë, duhet të bëhem djalë”, është ky rrëfimi i një vajze afgane, në një kohë që si ajo ka mijëra të tjera.
 
Sipas statistikave Afganistani është vendi më i keq për të lindur e për të jetuar si vajzë.
 
“Shoqëria afgane nuk e përkrah idenë që vajzat të jenë po aq të lira sa djemtë. Ata janë të lirë t’i bëjnë gjërat ashtu si kanë dëshirë, ndërsa për vajzat nuk vlen ky rregull”, shprehet një fëmijë.
 
Në këtë vend ka një traditë ët vjetër të quajtur “bacha posh” e cila do të thotë “të vishesh si djalë”.
 
Vajzat afgane në moshë të vogël vishen dhe mësohen të sillen si djem, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shkojnë në shkollë dhe punë.
 
“Vajza ime është një “bacha posh”,
ajo vesh rroba djemsh kështu që mund të fitojë para duke shitur ujë dhe duke shitur shishe plastike”, shprehet babai i një prej vajzave.
 
Shumica e vajzave e urrejnë të jenë “bacha posh”, megjithatë nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër. Por ka edhe vajzë që zgjedhin të vishen si djem me vullnet të lirë.
 
“Kam shumë probleme në shkollë, kryesisht me mësuesit që janë kundër “bacha posh” , thotë Asia e cila e pëlqen lirinë që i japin rrobat e djemve.
 
Kur “bacha posh” janë 17-18 vjeç ato transformohen sërish si vajza që të mund të martohen. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla