Përplasja mes dy makinave rezultoi fatale për kryefamiljarin Edmond Preka dhe djalin 9 muajsh Rajan Preka që vdiqën në vend, ndërsa vajza Ajsel 5-vjeçe ndërroi jetë në spital një orë më pas. Gruaja Evisa dhe vajza tjetër 10-vjeçe u dërguan në gjendje të rëndë në spital.
Mjekët thanë që vogëlushja 10-vjeçare duhet dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, por nuk e ndërmorën këtë hap pasi lëvizja mund të rezultonte fatale, për shkak të gjendjes së saj tepër të rënduar. Ndërkohë që të plagosurit që ndodheshin në makinën tjetër, shoferi Sokol Mullaj dhe pasagjeri Ndrek Gjergji janë relativisht më mirë. Shkak i aksidentit nga të dhënat e para mësohet se ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit, pasi rruga është në ndërtim.

(Edmond Preka me djalin 9 muajsh që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme)
Viktimat
Edmond Preka-babai
Rajan Preka 9 muajsh-djali
Ajsel Preka 5-vjeçe-vajza
Të plagosur
Evisa Preka 36 vjeçe- gruaja
Noem Preka 10 vjeçe-vajza
Dy djemtë e plagosur që ishin te makina tjetër
Sokol Mullaj
Ndrek Gjergji
[gallery]25598[/gallery]
3 të vdekur në Velipojë, mjekët: Një nga tragjeditë më të rënda
Babai dhe dy fëmijët humbën jetën nga aksidenti në Velipojë, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër ndodhen në spital. Shefi i Urgjencës së Shkodrës Astrit Lahja dhe mjekja Dhurata Ruçi në një prononcim për mediat u shprehën se vajza 10-vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, por nuk mund të transportohet për në Tiranë, pasi mund të rezultonte fatale. Ndërkohë që përveç vajzës, po marrin ndihmën mjekësore edhe gruaja e viktimës dhe dy djemtë që ndodheshin në makinën tjetër.
“Familja Preka është nga Velipoja. Në 18:50 erdhi i ati i vdekur, Edmond Preka, në 19:10 erdhi djali i vdekur 9 muajsh, Rajani. Me dëmtime të rënda që nuk mundi me rezistuar ishte vajza Ajseli dhe sapo erdhi ndërroi jetë. Në gjendje të rëndë është vajza tjetër Noemi dhe nëna Evisa. Të plagosur janë edhe Sokol Mëhilli dhe Andrea Gjergji në gjendje relativisht mirë. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda që ka kaluar Urgjenca e Shkodrës. Tani janë sistemuar në reanimacion. Gjendja e tyre nuk lejon transportimin në Tiranë, më pas duke parë do veprojmë” thanë mjekët.
Informacioni paraprak i policisë
Më datë 18.02.2018, rreth ores 18:00, ne aksin rrugor Shkodër –Velipojë ka ndodhur një aksident, me pasoja.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se ishin përplasur mjeti tip Alfa Romeo me targa AA474NJ me drejtues shtetasin E. P 40 vjeç, me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues shtetasin S.M.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Alfa Romeo shtetasi E.P, djali i tij 9 muajsh R.P dhe vajza A. P. 5 vjeçe.
Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe pjestarët e tjerë të familjes bashkëshortja shtetësja E. P. 36 vjeçe, dhe vajza N. P. 10 vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
Në mjetin Foristradë me targa AA292OL, me drejtues shtetasin S. M, udhëtonte dhe shtetasi N. Gj, të cilet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit
d.b/shqiptarja.com

VIDEO









