Përfshihet nga flakët Qendra Shëndetësore në Laprakë. Zjarri ka rënë në pjesën e jashtme të godinës e cila është inauguruar pak kohë më parë. 

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në matësin e energjisë elektrike. Në videon e siguruar nga Report Tv duket qartë momenti i rënies së zjarrit në pjesën e pasme të Qendrës Shëndetësore.

Në pak minuta me mjetet zjarrëfikëse të emergjences u morën masa për fikje, pa pasur nevojë për ndërhyrjen e zjarrëfikësve. Më pas, me specialistët e OSHEE është riparuar automati dhe gjithçka ka vijuar normalisht.

Zjarri ka shkaktuar panik te personeli mjekësor dhe pacientët të cilët kanë lënë godinën për pak momente. 
sahati qendra shendetesore laprake zjarri

sahati qendra shendetesore laprake zjarri

zjarri laprake
(Në foto Qendra Shëndetësore, me rreth të kuq sahati që u përfshi nga flakët)