Vdekja 3-vjeçarit, Report Tv në kopshtin e Fierit që u mbyll nga Ministria e Arsimit! Porta dhe dyert të kyçura

Kopshti privat 'Flatrat e Dijes' në Fier, është mbyllur një ditë më parë nga Ministria e Arsimit pasi nuk plotësonte standardet minimale për të vegjëlit. Report Tv, ka bërë një vëzhgim ditën e sotme pranë kopshtit.  Në pamjet e siguruara nga Report Tv, porta është e mbyllur ndërsa në sfond dëgjohen zërat e disa fëmijëve aty pranë.

Është dashur vdekja e një fëmije 3-vjeçar pak ditë më parë, që Ministria e Arsimit të kuptojë se ky kopësht nuk i plotëson kushtet. Burime bëjnë me dije se kopshti nuk kishte as drejtues, dhe as personel të kualifikuar për mësimdhënien.

Pikërisht si rezultat i këtyre shkeljeve, Ministria e Arsimit, rreth 4 javë pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit ka marrë vendimin për të mbyllur kopshtin privat ’Flatrat e Dijes’ në lagjen Sheq i Vogël të qytetit të Fierit.

Fëmija 3-vjeçar ndërroi jetë në kopështin ‘Flatrat e Dijes’ më datë 7 janar. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edukatorja Redina Binjaku. Edukatorja akuzohet nga prokuroria për shkelje të rregullores në punë. Sipas dëshmisë së edukatores 27-vjeçare, 3-vjeçari ka tentuar të marrë çantën dhe i ka ngecur kapuçi i xhupit në varëse e për pasojë është mbytur, ndërsa kamerat e sigurisë në kopsht pritet të zbulojnë gjithçka ndodhi që solli vdekjen një 3-vjeçarit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve