Vdekja e 22-vjeçarit në Sarandë, shoqërohet në polici pronari kalçetos! Bashkë me të riun po luante babai edhe vëllai i tij

SARANDË- Dritan Hasani, pronar i kalçetos në Sarandë ku humbi jetën një natë më parë 22-vjeçari, Armando Kazma, është shoqëruar në polici. Pas deklaratave të tij dhe verifikimeve në kalçeto është konsideruar si një fatkeqësi natyrore, pasi ishte brenda standardeve.

Bashkë me 22 vjeçarin, ka qenë duke luajtur edhe i ati i tij dhe vëllai më i vogël. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa i riu po luante, ku si pasojë e motit të keq, mbajtëset e kalçetos kanë rënë, duke lënë të plagosur rëndë 22-vjeçarin.

I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra. Brenda 10 minutave qyteti bregdetar i Sarandës u përfshi nga reshje të shumta shiu dhe erë e fortë, duke sjell problematika në qytet. Ujërat e zeza dolën në shëtitore, ndërkohë u thyen edhe disa pemë në qytet dhe për pasojë një shtëpi mbeti e dëmtuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fani: 05/07/2022 11:50

    AI QE KA NDERTUAR TENDEN TE ARRESTOHET DHE PROCEDOHET PER VRASJE,,,,DHE TE KOMOESOJE FAMILJEN ME 500.000 EURO,,,..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës