“Vdekja e dhimbshme e Florenc Beqirajt është pjesë e asaj që ka bërë Edi Rama në këtë vend, dramën sociale të largimit të të rinjve, të qytetarëve shqiptarë nga vendi. Qeveria nuk u kujtua, ministria e jashtme, ambasada shqiptare asnjë lëvizje. I bëj thirrje të rinjve që të dalin nesër në protestë për Florenc Beqirin dhe çdo të ri që është i detyruar të ndjekë atë rrugë që ndoqi Florenci por që fatkeqësisht iu ndërpre jeta në mes”, tha Ulqinaku.
23-vjeçari Florenc Beqiri u nda nga jeta një ditë më parë në spitalin "Nord" të Marsejës pas një jave në gjendje kome. I riu shqiptar dyshohet se u dhunua barbarisht në burg, ndërsa fikja e aparaturave nga mjekët francezë, bëri që shuhej përgjithmonë. Nga ana tjetër, familjarët akuzojnë mjekët dhe autoritetet franceze se e vranë 23-vjeçarin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO











