Vdekja e 26-vjeçares shqiptare Anila Grishaj në Itali, shtohet një pistë e re hetimi

Vdekja e 26-vjeçares shqiptare Anila Grishaj në Itali, shtohet një pistë e re hetimi

Anila Grishaj

Policia italiane vijon hetimet mbi vdekjen e 26-vjeçares Anila Grishaj në vendin punës.

Pas 1 muaji nga ngjarja e rëndë, një tjetër pistë hetimi është shtuar nga Prokuroria: "Dyshohet se shkaku i vdekjes së 26-vjeçares mund të ketë qenë një mosfunksionim i sistemit të sigurisë", raportojnë mediet italiane.

Bëhet fjalë për një makineri ambalazhues të avancuar, që kushton një milion euro, të cilin kompania e përdor prej pesë muajsh. Nuk dihet nëse ka funksionuar siç duhet atë ditë. Në vijim do të bëhet një vlerësim teknik mbi pajisjen.

Pista e dytë e hetimit fokusohet në një gabim të mundshëm njerëzor. Sipas këtij skenari Anila mund të ketë dhënë komandën e ndezjes së pajisjes ndërsa ka qenë shumë pranë saj.

26-vjeçarja Anila Grishaj humbi jetën pasditen e 15 Nëntorit teksa punonte në kompaninë për produkte të ngrira ku së fundmi ishte bërë nëndrejtoreshë. Si pasojë asaj iu shtypën rruazat e qafës duke humbur menjëherë jetën. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot