Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, Çifliku: Nisim kontrollin për kopshtet në të gjithë vendin, masa për ata që nuk plotësojnë kushtet

TIRANË- Rasti tragjik në Fier, ku një 3-vjeçar humbi jetën në kopshtin privat ‘Flatrat e Dijes’, ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) në bashkëpunim me Zyrat Arsimore të nisë një kontroll në të gjithë territorin për të verifikuar nëse kopshtet me licence i zbatojnë të gjitha kushtet. Fiqiri Çifliku, përgjegjës në sektorin e DPAP-së, tha për Report Tv se brenda muajit shkurt do të dalin me një raport të detajuar, ndërkohë që paralajmëroi heqjen e licencave për subjektet që nuk i zbatojnë kushtet.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Çifliku tha se kanë nisur edhe evidentimin e atyre kopshteve që operojnë në treg pa licencë, ku theksoi se do të merren masa edhe ndaj tyre.

“Ne kemi filluar me zyrat arsimore një kontroll për të gjithë kopshtet e licencuar. Është në punë  e sipër, grupet e inspektimit janë në terren. Brenda shkurtit do ketë një raport të detajuar. DPAP do jetë e vendosur për kopshteve e të tjera për t’i hequr licencën nëse nuk plotësojnë kriteret. DPAP, ka nisur një punë duke i kërkuar edhe pushtetit vendor, për të evidentuar jo vetëm kopshtet e licencuar, por edhe institucione që veprojnë në terren pa licencë”, tha Çifliku për Report Tv.

Ai solli në vëmendje edhe rastin e mbylljes së kopshtit në Fier, pas vdekjes së 3-vjeçarit, ku tha se pas vëzhgimit në terren rezultoi se nuk plotësoheshin disa kritere. Kopështi ‘Flatrat e Dijes’ kishte deklaruar 30 fëmijë në një klasë, ndërkohë që rregulli është 25. Ndërkohë ai tha se kopështi kur ka marrë licencën ka deklaruar një drejtues të kualifikuar, por me kalimin e kohës drejtuesi është ndryshuar dhe në nuk është deklaruar në instancat përkatëse.

“Rasti i Fierit ishte një rast tragjik në fakt, Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme ushtroi një kontroll të menjëhershëm për të verifikuar nëse plotësohesh kushtet që duhet të plotësoj një institucioni arsimimit jopublik për të zhvilluar aktivitetin. Nga vëzhgimi në terren konstuam se disa prej kritereve nuk plotësoheshin, mungesa e një drejtuesi didaktik që nuk e ka licencuar pranë Ministrisë së Arsmit. Kishte mungesa për stafin e edukatorëve, duhet të kishin diploma Bachelor, ndërkohë që kishin rekrutuar mësues të profileve të tjera. Shkelje të tjera Ishte prania e më shumë fëmijëve sesa duhet të ketë një grup, ky kopsht deklaronte 30 nga 25 që duhen sipas rregullores. Mbikapaciteti e bën të pamundur që edukatorja t’i vëzhgojë të gjithë fëmijët. Shkeljet e kanë çuar që raporti i Drejtorisë së Përgjithshme t’i kërkonte ministrisë heqjen e licencës dhe Ministria nxori urdhër për revokimin e licencës”, u shpreh ai.

Çifliku kishte edhe një thirrje për të gjithë prindërit, ku iu kërkoi që të denoncojnë çdo rast kur kopshtet janë në thyerje të rregullave.

Ministria e Arsimit vendosi sot mbylljen e kopshtit ‘Flatrat e Dijes’ në Fier për shkak se nuk plotësonte as standardet minimale për të qenë një kopsht. Ky kopsht privat nuk kishte drejtues dhe as personel të kualifikuar për mësimdhënien, kishte regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin dhe kishte pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar, si edhe ka pasur probleme me dokumentacioni.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat