SHKODER- Prokuroria e Shkodrës ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj shtetasit Prend Ndreca, i cili drejtonte kamionin që u përplas me makinën me të cilën udhëtonin 5 të rinj, të cilët humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesi të 22 tetorit 2013 në degëzimin e rrugës Shkodër-Vau i Dejës, në zonën e Kryebushatit.
Automjeti tip “BMW” me targë SH 1818 D, me të cilin udhëtonin 5 të rinjtë u përplas me një kamion me targa PU 14 63 A, ku po transportoheshin lëndë drusore.
Si pasojë humbën jetën menjëherë 4 adoleshentë, Raelv Dyli, (17 vjeç), Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe, të tre 18 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit, "BMW", Osman Merja, 18 vjeç, ndërroi jetë në spital disa orë më pas.
Drejtuesi i kamionit, Preng Ndreca, 43 vjeç, i cili u arrestua menjëherë nga policia e Shkodrës, akuzohet për ”shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor“ (neni 290/4 i K.Penal), me pasojë vdekjen e 5 të rinjve.
Ekspertiza, e kërkuar prej prokurorisë së Shkodër në kuadër të procedimit penal, ka arritur në konkluzionin se “shkak kryesor apo dertiminant në ardhjen e pasojës, ashtu si dhe janë shprehur ekspertët, janë shkeljet e rregullave te qarkullimit nga ana e drejtuesit të automjetit tip kamion i markës “Man”, me targa PU 1463 A”.
Dy ditë pas ngjarjes, kur iu dha masa e sigurisë, Ndreca deklaroi se ishte në korsinë e tij dhe kërkonte drejtësi. Ngjarja u bë më e rëndë kur nëna e një të riu ndërroi jetë pas këtij lajmi, ndërsa i ati i një viktime tjetër pësoi atak kardiak. Atë ditë në Shkodër ishte ditë zie.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44