Vdekja e aktorit Trola, Elton Deda:
Qofsh i parajsës mik i shtrenjtë

Vdekja e aktorit Trola, Elton Deda:<br />Qofsh i parajsës mik i shtrenjtë
Pas lajmit të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Gjergji Trola, në rrjetet sociale ka reaguar edhe një nga miqtë e tij të fakultetit, Elton Deda.

Deda, një nga kantauorët më të mirë shqiptar, ka ndarë me ndjekësit e tij dhimbjen për largimin e parakohshëm nga jeta të aktorit 42-vjeçar. Deda shkruan se i duket e pabesueshme që një nga miqtë e tij të fakultetit, nuk jeton më.
 
‘’E pabesueshme. Nje nga miqte e vertete te fakultetit, aktori dhe djali energjik Gjergji Trola, pabesisht tradhetohet nga zemra. Jam pa fjale, as rip nuk i them dot se ishte shume i ri. Ku jetojme? Cpo ndodh me ne? Qofsh i parajses mik i shtrenjte’’,-ky është statusi i Elton Dedës në Facebook.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre