PRISHTINE - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut shqiptar, Ditmir Bushati, për vdekjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, në mesazhin e tij, ministri Hoxhaj në emër të qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet për popullin dhe qeverinë e Shqipërisë si dhe për familjen e ambasadorit Bushati.

Ministri Enver Hoxhaj ka vlerësuar lartë kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e ambasadorit Bushati për diplomacinë dhe shtetin shqiptar gjatë shërbimit të tij të çmuar si ambasador në Maqedoni, në SHBA, Suedi, Serbi si dhe gjatë funksioneve të larta në organizatat rajonale.

Po sot ishte kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani i cili përmes një mesazhi, shprehte ngushëllimet për familjarët e diplomatit shqiptar Petrit Bushati.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)