TIRANE - Ministria e Shëndetësisë bën përgjegjës mjekun roje të spitalit të Durrësit Rasim Lusha për vdekjen e Arsela Vladit. Vogëlushja 7-vjeçare e cila vuante nga diabeti iu injektua serum me glukozë pa iu bërë më parë ekzaminimi laboratorik. Prokuroria e Durrësit nis hetimet kryesisht.
"Nuk është marrë anamneza e plotë, nuk është bërë thellimi në diagnozë e për pasojë nuk është mjekuar në mënyre adekuate".- deklaroi Pëllumb Pipero, drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e sotme në ambientet e kësaj ministrie.
Pipero bëri publik dhe urdhrin e ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo për shkarkimin e mjekut roje po kështu inkurajon fillimin e hetimeve për mjekun roje.
“Sot pas konkluzioneve të para që lidhen me vlerësimin e kartelës dhe informacionet e marra nga qendrat spitalore ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo urdhëron pushimin nga puna të mjekut për shkelje të rënda në vlerësimin e ndjekjes së rastit dhe mos respektimin e e udhëzuesve dhe protokolleve respektive. ..Në mënyrën që raste të tilla të mos përsërititen inkurajon organet e drejtësisë të nisin hetimet e çështjes”.
PIPERO: FAJI I MJEKUT QE NUK KERKOI ANALIZAT
Sipas zyrtarit të MSH fëmija është paraqitur në urgjencë mbrëmjen e 25 dhjetorit në gjendje relativisht të mirë, por fëmijës nuk i është bërë asnjë analizë laboratorike deri në orën 08.00 të datës 26 dhjetor pavarësisht se laboratori i spitalit ishte i hapur.
“Fëmija u paraqit në urgjencën e spitalit dhe u shtruar në orën 21:00 të 25 dhjetorit (e martë) në gjendje relativisht të mirë. Sipas kartelës klinike, fëmijës nuk iu bë asnjë analizë laboratorike deri në orën 8 të mëngjesit edhe pse dua të ritheksoj se laboratori i spitalit Durrës është i hapur 24 orë."- tha Pipero
HETIMI I KARTELAVE
Nga hetimi i kartelave ka rezultuar se “Fëmija nuk është ndjekur në përputhje me protokollet. Nuk i është marrë anamneza e plotë, nuk është bërë thellimi në diagnozë e për pasojë nuk është mjekuar në mënyre adekuate.”- tha Pipero. Të nesërmen nga ora 08- 09:30 pas një konsulte në spitalin e Durrësit, fëmija u diagnostifikua me diabet, dhe duke marrë në konsideratë komplikacionet në tru, ndonëse koshiente është nisur në spitalin pediatrik të Tiranës, fillimisht në endokrinologji, por pas komplikacioneve në frymëmarrje dhe tru u transferua në reanimacion ku vdiq në 14:00 të 27 dhjetorit.
PIPERO: MJEKU NEGLIZHOI PACIENTEN
Pipero akuzoi mjekun për neglizhim të detyrës, dhe përjashtoi faktin që kjo mund të kishte të bënte me dhënien e rryfshtetit, apo korrupsionit.
"Mjeku i rojes nuk ka kërkuar në asnjë rast ekzaminim laboratorik. Nuk ka të bëjë me cështje parash. Ka të bëjë me lartësinë e detyrës. I është vendosur glukozë pa bërë anamezën, por nuk më takon mua të caktoj nëse ky ishte shkaku i vdekjes. Ndjekja nga mjeku ishte shumë neglizhente”- tha Pipero duke shtuar se “kartela e hartuar nga mjeku pediatër Lusha ishte dëshpëruese.”
PROKURORIA NIS HETIMET
Prokuroria e Përgjithshme konfirmon për Shqiptarja.com se organi i akuzës në Durrës nisi zyrtarisht hetimet. Dosja hetimore për vdekjen e vogëlushes është regjistruar kryesisht nga kjo prokurori, pasi ende nuk ka një denoncim nga familjarët apo Ministria e Shëndetësisë, informon gazetari Arsen Rusta.
VDEKJA E ARSELES
Arsela u shtrua mbrëmjen e së martës (25 dhjetor) në spitalin e Durrësit. E ëma tregonte se brenda 5-6 ditësh vajza e saj ishte dobësuar shumë dhe kur ishte paraqitur në spital vajza kishte dhimbje koke. Doktori i mbrëmjes i kishte bërë serum por jo analizat. Mëngjesin e së mërkurës 26 dhjetor vajza u soll me urgjencë në QSUT por gati 24 orë më vonë gjeti vdekjen, për shkak të komplikacioneve të rënda rrjedhojë e kësaj sëmundjeje (edemë dhe ketoacidozë e rëndë diabetike) me mortalitet shumë të lartë. Familjarët nuk e dinin se vajza ishte me diabet.
Pipero në emër të Ministrisë së Shëndetësisë ngushëlloi familjen dhe shprehu gadishmërinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes por dhe daljen e përgjegjësve. Gjatë ditës së djeshme Tavo urdhëroi ngritjen e 2 grupeve ekspertësh për hetim por dhe pezulloi nga puna, deri në përfundim të hetimit, shefen e Shërbimit të Laboratorit dhe shefen e Pediatrisë të Spitalit Rajonal të Durrësit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Arsela vdiq pasditen e 27 dhjetorit