Pas një kallëzimi të bërë në polici nga ana e familjarëve të ish-zv/ministrit të Brendshëm Sokol Baraj, i cili ndëroi jetë në spital, si pasojë e një ataku kardiak në zemër,prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet.
Familjarët kanë pretenduar se në ambulancën që transportoi në spital Baraj, mungonte paisja elektronike, që quhet defibrilatori dhe për shkak të kësaj paisje nuk është arritur të bëhej asnjë shkundje e trupit, me qëllim përmëndjen e Sokol Barajt.Familjarët kanë pretenduar se e gjithë ngjarja ka ndodhur në ambulancë,dhe se në mungesë të kësaj paisje pacientit Sokol Baraj, i është bërë masazh me duar, me qëllim përmendjen e tij, por bluzat e bardha nuk kanë mundur të rikthejnë në jetë.
Nga verifikimet rezulton se në ambulancën me targë TR 9915 K, me të cilën Baraj u transportua nga shtëpia e tij drejt Urgjencës, nuk ka patur defibrilator, madje mjekët kanë theksuar se kjo aparaturë nuk është disponuar asnjëherë prej tyre. Ndaj në mungesë të aparatit, të ndjerit Baraj i është bërë masazh kardiak me dorë. Ndërkohë pritet të merret dhe dëshmia e familjarëve të të ndjerit, mes të cilëve dhe vëllai i tij, deputeti socialist Besnik Baraj. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare tre muaj më parë, pas një ataku kardiak në zemër.
Madje edhe në kartelën mjekësore të Sokol Baraj, është evidentuar mungesa e aparaturës elektronik, e cila ka detyruar mjekët të bëjnë masazh me duar.Lidhur me këtë cështje, prokuroria ka administruar në dosje kartelën mjekësore dhe rregjistrin, e datës kur është bërë shtrimi i Sokol Baraj. Më tej, janë marrë në pyetje dhe mjekët që kanë bërë trajtimin mjekësor të këti pacienti.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com