Kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur se humbja e aktorit Bujar Lako është trishtim i thellë për të gjithë por sipas tij ai do të mbetet i përjetshëm përmes filmave të tij.
Aktori shqiptar u shua sot në moshën 68-vjeçare pas një infarkti në zemër. Ilir Meta shprehet se Bujar lako ishte një nga yjet më të ndritshëm të skenës dhe kinemasë shqiptare.
““Humbja e Bujar Lakos është një trishtim i madh për të gjithë. Ai ishte një nga yjet më të ndritshëm të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Mirënjohje për Gjeneralin e madh të artit. Bujar Lako ishte shkolla e aktrimit dhe i njeriut qytetar. Ndarja nga jeta është një humbje e madhe por ai do të jetë i përjetshëm në filmat e tij”, është shprehur Meta.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com