Vdekja e Dritëro Agollit, Spitali: 
Shkak sëmundja pulmonare kronike

Vdekja e Dritëro Agollit, Spitali: <br />Shkak sëmundja pulmonare kronike
Spitali i Sanatoriumit ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.
 
Alma Cani, shefe e reanimacionit në këtë spital, u shpreh se Agolli vuante nga një sëmundje pulmonare kronike si dhe ka pasur edhe probleme me zemrën.
 
"Dritëro Agolli u shtrua një javë më parë në Spital. Vuante nga një sëmundje pulmonare kronike si dhe nga probleme kardiake.
 
U asistua në mënyrë intensive. Pati asistencë respiratore për 2-3 ditë. Pas daljes nga asistenca respiratore situata u përkeqësua dhe pavarësisht ndihmës që iu ofrua, ai nuk mundi ta kalonte",
u shpreh Alma Cani shefe e reanimacionit të Sanatoriumit "Shefqet Ndroqi", në Tiranë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…