Tafil Çepele 63 vjeç, banues në Kuman dhe Tajar Zhupani 63 vjeç banues në Marinëz të Roskovecit me detyrë elektricistë janë ndaluar, pasi akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektricisti Sabri Vrimaga.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë", parashikuar nga Neni 289 i Kodit Penal.