Përfaqësues të Shoqërisë Civile por edhe qytetarë të shumtë iu bashkuan iu bashkuan këtë të diel protestës-homazh përpara Kryeministrisë dhe bllokut të ambasadave, për Florenc Beqirin i cili humbi jetën në spitalin e Marsejës në Francë, pasi dyshohet se u dhunua në burg ku mbahej pasi ishte ishte kapur pa dokumente. Pjesëmarrësit në këtë tubim dënuan heshtjen e autoriteteve shqiptare dhe apatinë e ambasadës shqiptare në Paris. Një prej aktivistëve të Shoqërisë Civile, Adriatik Lapaj i ftuar në studion e Report Tv i kërkoi ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati të shkrijë përfaqësinë tonë diplomatike në Francë.
"Për mua, ambasada jonë në francë duhet të shkrihet. Të jetë si një mesazh për përfaqësitë e tjera dipliomatike, nuk janë për të bërë ballo, por janë aty për hallet e qytetarëve shqiptarë. Kanë një shans për të thërritur një mbledhje urgjente Parlamentin për këtë situatë", tha ai. Aktivisti tha vdekja tragjike e të riut tregon se shqiptarët janë qytetarë të braktisur nga shteti. "Ne jemi si qytetarë pa shtetësi. S'e kuptoj si është e munur që një njeri i sëmurë, kërkohet ndihmë, dhe lihet në atë gjendje, pa asnjë reagim. Nga të gjitha të dhënat rezulton se është shoqëruar për dokumentet, është shoqëruar në paraburgim dhe jo në burgim. Po të shikojë deklaratën e ambasadorit shqiptar, të ministrit të jashtëm, ishin deklarata kortezie. Presidenti i kërkoi dje në darkë ambasadorit informacion, pra institucionet tona nuk kishin informacione. Deri para 5-6 ditësh, djali ka qenë nëpër rrjetet sociale për gjendjen e tij, si ka mundësi që nuk u kujtua një zyrtar, një përfaqësues ambasade për këtë njeri. Si nuk u kujtua presidenti të pyesë ministrin e jashëm si është situata me këtë të ri, çfarë ka ndodhur? Asnjë, zero", tha Lapaj.
Ai vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën-homazh për 23-vjeçarin, ndërsa bëri apel për ndihmë për familjen e Florenc Beqirit të cilët sipas tij jetojnë në varfëri. "Pjesëmarrja e qytetarëve sot ka qenë e konsiderueshme, duhet të kishte shumë e më shumë, por referuar periudhës së festave ka qenë e konsiderueshme. Këtu s'ka vend për merita, por ka vend se shqiptarët po e kuptyojnë se jemi shtetas pa shtetësi. Për politikën, kur ka hall kryetari i partisë të gjithë dalin në shesh. Këta bërtisnin për Palestinën kur dergjej një i ri. Është një familje e varfër, i bëj thirrje ambasadës të marrë masa. Më vjen turp, por familja nuk kishte lekë të merrte autobusin dhe të vinte në protestë. Babai ka ikur me lekë borxh në Francë për të marrë djalin e vdekur. Këtë gjë nuk ia uroj kujt në botë", theksoi më tej përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Adriatik Lapaj.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
VIDEO