Grupi i hakerave shqiptarë “AnonymousAlbania” ka sulmuar uebsajtet e ambasadave shqiptare në Europë dhe kërkon dorëheqjen e ambasadorit në Francë Dritan Tola pas vdekjes së 23 vjeçarit, Florenc Beqiraj.

I riu nga Shkodra ishte shtruar në një spital në Francë në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët i hoqën aparaturat pa lejen e familjarëve. Autoritetet franceze kanë deklaruar se shqiptari, që ndodhej në Francë si azilant tentoi vetëvrasjen, por familjarët deklarojnë se mbi të është ushtruar dhunë.

Njoftimi i AnonymousAlbania
#NJFOTIM Ëebsajtat e Ambasadave te shqiperis Jan jasht Funksionit (http://ëëë.ambasadat.gov.al/)

– Kerkojm dorheqjen e “Dritan Tola” si ambasador i shqipëris ne francë

– Duke e pasur parasysh masakrimin e #FlorencBeqiraj dhe mos marrjen e ndonje mase ndimëse nga qeveria shqiptare dhe Dritan Tola duke deklaruar se ka qen “vetvrasje” Ne kerkojm Dorheqjen sa më shpejt !! #DorheqjeDritanTola

Ne do te vazhdojm te protestojm deri ne dorheqjen e qeveritarve kurvash #AnonymousAlbania

#JeSuisFlorenc #DuamDrejtsi

AnonymousAlbania

d.b/shqiptarja.com