TIRANE - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë jep detaje për vdekjen e 23-vjeçarit shqiptar në qendrën spitalore Marseille-Nord. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, MEPJ sqaron se Florenc Beqiraj është gjetur pa ndjenja më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez.
"Florenc Beqiraj iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe ai u transportua në qendrën spitalore të Marseille-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua të njëjtën ditë për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë. Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionin e mjekësisë ligjore të Marsejës më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon", thuhet në njoftimin e MEPJ.
"Ministria e Brendshme Franceze nënvizon se do të vazhdojë të informojë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të gjitha informacionet e nevojshme që do të përcillen nga Prokuroria e Marsejës mbi vazhdimin e hetimit që po kryhet. Ndërkohë që Ambasada po kujdeset për kryerjen e të gjitha procedurave për kthimin e trupit të ndjerit në Shqipëri", thuhet më tej në njoftimin e MEPJ, ndërsa duke ngushëlluar familjen e të ndjerit, i bën thirrje faktorëve politik që të mos përdorin këtë ngjarje.
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Florencit dhe dëshiron të sigurojë opinionin publik se mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqipërisë përbën prioritet absolut. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje aktorëve politikë të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie", vijon njoftimi i Ministrisë së Jashtme.
Më herët, ishte ambasada franceze në Tiranë e cila reagoi për ngjarjen duke sqaruar se autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa do jetë autopsia ajo që do saktësojë shkaqet e vdekjes tragjike të të riut shqiptar. Reagimi i ambasadës erdhi kur pak çaste më parë përpara saj ishte zhvilluar një protestë nga Shoqëria Civile ku morën pjeës qindra qytetarë të cilët kërkuan drejtësi për Florencin.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com