Një ditë më parë, një foshnje e komunitetit rom vdiq nga i ftohti. Lëvizja “Reago për drejtësinë” ka protestuar para bashkisë së Durrësit një ditë pas vdekjes së foshnjës një muajshe pranë Urës së Dajlanit.

Rreth 20-30 vetë me parrulla në duar kanë ndezur fillimisht nga një qiri në shkallët para bashkisë së Durrësit dhe më pas kanë mbajtur një minutë heshtje për foshnjën që vdiq për shkak të kushteve të këqija të jetesës.

Aktivistë të kësaj lëvizje janë shprehur se është detyrë e bashkisë dhe kryebashkiakut Dako që të marrë masa të menjëherëshme për të mbledhur gjithë fëmijët e rrugës në mënyrë që ata të mos lypin më. Në fund të protestës një pjesë e pjesëmarrësve kanë qëlluar me vezë derën kryesore të bashkisë dhe kanë ndezur tymuese në sheshin para saj.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO