TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shprehu sot ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të Shefit të Krimeve të Matit, Musa Skura, i cili humbi jetën dy ditë më parë në spitalin e Foggias të Italisë, ku ndodhej për mjekim më të specializuar pas plagëve të marra gjatë një operacioni për arrestimin e disa të kërkuarve. Në mesazhin e tij presidenti nënvizon se Skura ra në krye të detyrës
“Çaste të këtilla janë të rënda, por në këtë ngushëllim të sinqertë unë gjej guximin për të shprehur krenarinë time për punën, aktin dhe mënyrën se si jetoi dhe kontribuoi në detyrën e tij, në misionin e tij për të mbrojtur rendin dhe jetën e njerëzve të thjeshtë, komisari Musa Skura.”- shkruhet në mesazhin e ngushëllimit.
Në mesazh presidenti nënvizon se “nuk është hera e parë që forcat e rendit ndeshen me të tilla ngjarje, ku prova për mbrojtjen e rendit ndodh që merr edhe jetën e tyre. Por - vazhdon presidenti- është rasti për të theksuar se janë këto forca rendi që meritojnë respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen e gjithë shoqërisë, sepse u takon atyre të ndeshen në çdo çast për të mbrojtur dhe siguruar jetën e qytetarëve, u takon atyre të përballen çdo ditë me krimin dhe rrezikun."
MESAZHI I PRESIDENTIT
Presidenti Nishani ngushëllon familjen e Shefit të Krimeve të Matit Musa Skura, i cili ra në krye të detyrës
23 janar 2013
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shprehu sot ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të Shefit të Krimeve të Matit, Musa Skura, i cili ra në krye të detyrës:
“Ashtu si të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë që besojnë te shteti dhe te ligji, bashkë me të gjithë shokët, kolegët, miqtë, të afërmit e të ndjerit Musa Skura, Shefit të Krimeve në Rrethin e Matit, që u nda nga jeta në krye të detyrës, i shpreh ngushëllimet e mia bashkëshortes, tre djemve të tij dhe gjithë familjarëve të të ndjerit!
Çaste të këtilla janë të rënda, por në këtë ngushëllim të sinqertë unë gjej guximin për të shprehur krenarinë time për punën, aktin dhe mënyrën se si jetoi dhe kontribuoi në detyrën e tij, në misionin e tij për të mbrojtur rendin dhe jetën e njerëzve të thjeshtë, komisari Musa Skura.
Nuk është hera e parë që forcat e rendit ndeshen me të tilla ngjarje, ku prova për mbrojtjen e rendit ndodh që merr edhe jetën e tyre.
Por është rasti për të theksuar se janë këto forca rendi që meritojnë respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen e gjithë shoqërisë, sepse u takon atyre të ndeshen në çdo çast për të mbrojtur dhe siguruar jetën e qytetarëve, u takon atyre të përballen çdo ditë me krimin dhe rrezikun.
Rreziku i detyrës së të gjithë efektivave të Policisë së Shtetit është i madh, por vlera e punës dhe misionit të tyre fisnikërohet pasi shpëtojnë jetë, ndalin dhunën, parandalojnë krimin dhe krijojnë besimin se asnjë qytetar nuk është vetëm përballë ligësisë.
I shpreh ngushëllime të ndjera bashkëshortes së të ndjerit Musa Skura, pasi si të gjitha bashkëshortet e njerëzve që i kushtohen punës së vështirë të mbrojtësve të rendit, nëse deri dje ka mbajtur një pjesë të barrës së familjes Skura, tashmë i duhet të mbajë edhe dhimbjen e kësaj humbjeje.
U shpreh ngushëllimet e mia tre djemve të Musa Skurës! Çdonjëri prej tyre ka rrugën e vet, por është një gjë që na bën të jemi bashkë, dhe jo vetëm sot: respekti, mirënjohja dhe krenaria për veprën e babait të tyre. Jetofshin të denjë për emrin dhe jetën e babait të tyre!
Në këtë unitet tonin, në hidhërime e në gëzime, ne do të ndiejmë çdo çast përkrahjen e forcave të rendit, mbështetjen e shtetit ligjor. Kështu do të donte Musa Skura po të ishte ende gjallë. Kështu duam të gjithë ne.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com