Vdekja e legjendës Bobby Charlton, u rrëzua nga një karrige në shtëpinë e të moshuarve

Vdekja e legjendës Bobby Charlton, u rrëzua nga një karrige në shtëpinë e të moshuarve

Sir Bobby Charlton

ANGLI - Legjenda e Anglisë dhe Manchester United, Bobby Charlton i kaloi vitet e fundit të jetës në shtëpinë e të moshuarve "The Uillous", e cila është e specializuar në kujdesin e pacientëve që vuajnë nga demenca. Pas vdekjes së tij më 21 tetor, në shtëpinë e të moshuarve të lartpërmendur u krye një hetim, i cili tregoi se rënia e Charlton nga një karrige, e cila rezultoi me lëndime të rënda, ishte 'pjesërisht plagë fatale'.

Charlton u ngrit nga karrigia, humbi ekuilibrin dhe më pas u përplas në pragun e dritares me forcë të plotë dhe hetimi zbuloi se ai pësoi një goditje shumë të fortë dhe gjithashtu theu një brinjë. Charlton ishte në një gjendje shumë të keqe shëndetësore, pasi autopsia tregoi se ai ka shumë të ngjarë të kishte zhvilluar pneumoni.

Përfaqësuesja e shtëpisë së të moshuarve, Tamara Simmons, tha se Charlton kishte nevojë për 'ndihmë të plotë me jetën e përditshme' dhe mjekja ligjore arriti në përfundimin se vdekja e tij ishte shkaktuar nga sëmundja e mushkërive, demenca dhe një rënie aksidentale nga një karrige.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje